Skuadra e njohur shqiptare në vizitë tek KF Drita (FOTO)

803

Shkëndija e Tetovës ka vizituar këtë vikend skuadrën e Dritës në Gjilan. Qëllimi i kësaj vizite ishte ndërtimi i mardhënieve ndërmjet dy klubeve, gjë të cilën skuadra tetovare është duke e bërë me shumë klube në rajon dhe më gjerë, shkruan Gazeta Sheshi.

Trajneri Bruno Akrapoviq dhe ndihmës trajneri Erhan Selimi janë duke qëndruar në Gjilan, me ç’rast kanë patur një varg takimesh me drejtuesit e klubit bardh e kaltër.

Për momentin nuk planifikohet të zhvillohet një miqësore ndërmjet dy klubeve, por tetovarët janë pro miqësisë dhe afrimit me klubet kosovare, duke shprehur kështu falenderimin për mbështetjen e vazhdueshme të mijra tifozëve për skaudrën e Shkëndisë në Ligën e Europës.

/Gazeta Sheshi/