Skuadra e njohur kosovare transferon tre lojtarë të Kombëtares së Kolumbisë

1323

Klubi i Futsallit “Liqeni” ka bërë një goditje të madhe duke transferuar tre lojtarë nga Kombëtarja e Kolumbisë.

Bëhet fjalë për Yulian David, Steven Abril dhe Camililo Angle të cilët i janë bashkuar skuadrës nga Drenasi, mëson Gazetasheshi.com

Kujtojmë që tre lojtarët janë pjesë e Kombëtares së Kolumbisë, kurse Steven Abrill është kapiteni i kësaj përfaqësueseje.

Këto tre përforcime vijnë në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Mabetex Prishtinen.

/Gazeta Sheshi/