35 vjeçari ka mbetur pa skuadër pas largimit nga Manchester United, derisa po rikuperohet pas një lëndimi të rëndë që pësoi në muajin prill.
Sipas ‘MercatoRetweettato’, skuadra e Zentit ka filluar ta ndjekë Ibrahimovicin në Instagram.
Kjo faqe aksidentalisht ka postuar një fotografi të suedezit në fanellën e Zenit, për ta fshirë menjëherë.
Kujtojmë se Zenit ka për trajner Roberto Mancinin, me të cilin Ibrahimovic ka punuar te Inter.