Skuadra e madhe angleze me ofertë të lartë për yllin kosovar

Skuadra e njohur angleze, West Ham United është duke kërkuar me ngulm transferimin e Albian Ajetit.

Londinezët kanë ofruar pesë milionë euro për ta bindur Baselin ta lënë të lirë Ajetin.

Por kjo ofertë është hedhur poshtë nga gjiganti zviceran që kërkon së paku 10 milionë euro për Ajetin.

E përditshmja zvicerane Blick raporton se West Ham është gati ta shpenzojë këtë shumë për transferimin e kosovarit.

Klubi anglez ka dy ditë kohë për ta bindur Baselin me ofertë të lartë, pasi afati kalimtar për futbollistë në Angli përfundon më 8 gusht.

/Gazeta Sheshi/