Skuadra e Ligës së Parë në gjendje tejet të keqe

Është në vendin e gjashtë me 27 pikë, vetëm tri më pak se Onix Banja që ndodhet në zonën e barazhit. Mirëpo, Fushë Kosova aktualisht është në gjendje shumë të keqe.

Që nga muaji korrik kur skuadra ka nisur përgatitjet për stinorin vjeshtor, futbollistët kanë marrë vetëm një pagë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërsa, as tash lojtarët nuk kanë asnjë informatë se cili do të jetë fati i tyre nëse do t’i marrin pagat edhe ashtu tejet simbolike.

‘Pampurat’ që nga rënia në Ligën e Parë vazhdimisht kanë hasur në probleme të tilla.