“Skifterat” publikojnë himnin zyrtar të kënduar nga Jericho (VIDEO)

Vjen edhe befasia e shumë pritur për “Skifterat” në 20 vjetorin jubilar të tyre, raporton Gazetasheshi.com.

Tifo grupi gjilanas ka publikuar edhe himnin zyrtar të tyre në ditët kur po kremtohet 20 vjetori i themelimit të tyre.

Rock grup njohur kosovar Jericho është përkujdesur për himin e “Skifterave”, i cili përmban mesazhe të fuqishme.

“Krah per krah e zemer per zemer Le ta dijne krejt o kete emer Jemi “Skifterat e Gjilanit” Jemi o ma t’miret e vatanit”, është refreni i himni.

Më poshtë keni mundësi ta dëgjoni edhe versionin zyrtar tashmë të lansuar në rrjetet sociale:

Skifterat – Krah për krah

Skifterat – Krah për krah Ju ftojmë të dëgjoni për herë të parë këngën e Skifterave.Për realizimin e këngës u përkujdes grupi i mirëfilltë shqiptar JERICHO.Linku në Youtube:https://www.youtube.com/watch?v=7kf01ceLQMQ&feature=youtu.be

Posted by Ultras Skifterat on Wednesday, November 20, 2019

Gazeta SHESHI mëson se klipi i këngës do të bëhet në natën finale të 20 vjetorit, ditën e shtunë më 23 nëntor në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

/Gazeta Sheshi/