“Skifterat” mbështesin Gjilanin pavarësisht rezultateve, por kanë edhe një kërkese për futbollistët

398

Gjilani është duke kaluar në një krizë të rëndë rezultatesh, ku në katër ndeshjet e sezonit pranveror ka tre barazime dhe një humbje.

Por, pavarësisht kësaj ecurie negative tifo-grupi “Skifterat”, kanë shprehur mbështetje për klubin e tyre Gjilanin, shkruan Gazetasheshi.com

Tifo-grupi në llogarinë e tyre zyrtare përveç mbështetjes, kanë edhe një kërkesë për futbollistët, duke kërkuar që nga nesër të jetë një ditë e re për klubin.

Postimi i plotë:

“Nesër zhvillohet ndeshja e rradhës, në cilësinë e vendasit tek fusha me bari sintetik me fillim në ora 13:00!

Duke mos dashur të vazhdojmë së qëndruari indeferent karshi rezultateve nga ndeshjet e kaluara, si gjithmonë me qëllimin më të mirë shprehim mbështetjen tonë pa kushte për të gjithë faktorët në klub, duke i inkurajuar drejt këndelljes dhe rikthimit të atmosferës dhe rezultateve pozitive!

Jemi të vetdijshëm se me angazhimin dhe vetpërgjegjësinë në kryerjen e detyrave të secilit prej jush, nuk do të mungojnë fitoret, këtë e keni dëshmuar edhe në ditë më të vështira, prandaj le të jetë e nesërmja një ditë e re, me fytyrën e vërtetë të asaj çka mund të jepni në fushë”, thuhet në njoftimin e “Skifterave”.

Gjilani – Arbëria, do të zhvillohet nesër më fillim nga ora 13:00, në stadiumin me bari sintetik në qytetin e Gjilanit.

/GazetaSheshi/