Katër vite kanë kaluar që kur tifo grupi “Skifterat” u mblodhën për herë të parë në hapsirat e klubit të tyre të zemrës “Gjilanit” për të kërkuar largimin e drejtuesve të klubit dhe për t’i hapur rrugë privatizimit, shkruan Gazetasheshi.com.
Situata ishte tejet e rënduar, pasi që futbollistët kishin muaj pa u paguar, ndërkohë që ky grupim i tifozëve kishte insistuar deri në pikën e fundit për të ardhur ndryshimet e reja në klub.
Madje, një pjesë e tyre kishin qëndruar me ditë të tëra në dhomat e zhveshjes duke protestuar kështu për situatën në të cilën ndodhej klubi.
Pas shumë insistimeve drejtusit e klubit kishin vendosur për t’u larguar, ndërkohë më pas pasoi kuvendi zgjedhor dhe privatizimi i klubit.
Tashmë pas katër vitesh, Gjilani nuk i ka më problem financat, por mënyrën se si të arrihen trofetë, pasi që klubi ndodhet në duar të sigurta të biznesmenit Florim Zuka.
/Gazeta Sheshi/