Skënderbeu i rrëmben talentin Ballkanit

Një nga talentet e skuadrës së Ballkanit, Melos Bajrami, është larguar nga “portokallezinjtë”.

Qendërmbrojtësi kosovar ditëve në vijim do t’u bashkohet ish-kampionëve të shumëfishtë të Shqipërisë, Skënderbeut.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë në një prononcim për “Zeri.info”.

“Po, është e vërtetë. Kemi shkëputur kontratën me Ballkanin me marrëveshje të dyanshme. Ditëve në vijim do të nënshkruajë kontratë me Skënderbeun”, ka thënë Bajrami.

Bajrami në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Paderbonit U19 dhe shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur.