Skandaloze: Tifozët mitrovicas djegin stadiumin për një fanelë (VIDEO)

227

Një gjë e turpshme ka ndodhur në stadiumin “Adem Jashari” nga tifozë të Torcidës.

Ata kanë vendosur të djegin fanellën e basketbollistit Drilon Hajrizi, i cili duket se ua theu zemrat që kaloi tek Sigal Prishtina, shkruan Gazeta Olle.

Mirëpo, skandali ka të bëjë me vendin ku u djeg fanella. Ajo u vendos në tribunën qendrore të stadiumit “Adem Jashari”, ku aty ia vunë flakën, duke rrezikuar edhe ulëset e stadiumit të rinovuar dy vjet më parë!