SKANDALOZE: Shikoni se si goditet me shpullë gjyqtari në Shqipëri (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Parë, mes Kastriotit dhe Egnatias, e luajtur këtë fundjavë.

Në një video të filmuar nga tribuna, dallohet që administratori i Kastriotit, Gazmend Vogli, ka goditur me shpullë gjyqtarin e katërt Endrit Zhuli. I pranishëm aty afër është edhe një polic, i cili nuk ka ndërhyrë.

Në Krujë ka pasur edhe sezonin e shkuar ngjarje të tilla. Mjafton të përmendim rastin në ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun ku është ushtruar dhunë ndaj lojtarëve ku janë kërkuar forcat speciale, madje incidente ka pasur edhe ndaj Tiranës.

Futbolli shqiptar na ka mësuar me të tilla dhe nuk ka vonuar të na japë një tjetër ngjarje të rëndë.