Klubi i Vushtrrisë është përballur me probleme organizative gjatë gjithë sezonit vjeshtor, derisa telashet nuk kanë të ndalur për ish-kampionët e vendit, që mbrëmë kanë marrë një lajm tronditës.
Të gjithë topat me të cilët skuadra e Vushtrrisë ka stërvitur, dhe ata të lojës, i janë vjedhur nga persona të panjohur.
Lajmi bëhet i ditur nga trajneri i Vushtrrisë, Rizvan Jetullahu.
“Disa individe që nuk kanë menduar shumë na i kanë marrë të gjithë topat e lojës dhe stërvitjes. I kemi pasur 18 topa, edhe katër të lojës. E kanë thyer dritaren e ekonomit, dhe i kanë marrë”, deklaroi Jetullahu për mediumin online Gazeta Olle.
Ai shpresoj që këta individ do t’i kthejnë për të mirën e klubit. Rasti është lajmëruar në polici, e cila ka nisur hetimet.