SKANDALOZE: Ja sa keq sillet Xhavit Pacolli me portierin Petrit Tahiri (FOTO)

762

Hajvalia vazhdon të jetë në krizë të thellë financiare dhe kjo vërtetohet edhe nga borxhi që iu ka mbetur disa lojtarëve.

E njëri ndër ta që nuk i mori dy paga dhe 25 për qind të parave të kontratës, është portier, Petrit Tahiri.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Infokusi.com, portieri i njohur nga Vushtrria.

“Jam ndarë me Hajvalinë para rreth 1 muaji. Por, nuk jam ndarë ashtu siç është dashur, pasi nuk i kam marr dy paga dhe 25 për qind të parave të kontratës. Unë kur kam nënshkruar kontratë jam marr vesh me drejtorin, Xhavit Pacolli, i cili për 4 muaj më ka thënë që do ti marr paratë dhe në fund tregon një sjellë jo të hijshme me mua”, tha Tahiri që djersiti fanellën e Hajvalisë për një vit.

Ai e ka falënderuar, Medën, Ragip Muratin dhe Xhavit Pacollin për moskorrektësi.

“E falënderoi Hajvalinë, pronarët e tyre Ragip Muratin , Medën  e Xhavit Pacollin për mos korrektësi dhe mos kryerjen e obligimeve ndaj neve lojtarëve . Kanë dhënë premtime të mëdha në opinion Meda me bashkëpuntorët e vet, por realiteti është ndryshe . InshaAllah bahën qirak me djersën tonë dhe unë kurrë hallall nuk ua bëjë”, u shpreh Tahiri, i cili theksoi se për 8 muaj ka qëndruar në portë i lënduar për t’iu dalë në fjalë dhe në fund përveç që nuk i ka marr parët, nënvizon se ende e ka dorën e lënduar.

Ndërkohë, Infokusi.com, merr vesh shumica e futbollistëve që janë larguar, Hajvalia iu ka mbetur borxh.

Për më shumë, shikojeni më poshtë bisedën që ka zhvilluar portieri Tahiri me Xhavit Pacollin, i cili ka dhënë dorëheqje sot. /Infokusi.com/

666666666666

555555555

4444444444

3333333333

2222222222

11111111111111111