Skandali i radhës/ Manipulohen zgjedhjet presidenciale në UEFA

160

Sapo u zgjodh presidenti i ri i UEFA-s në media është përfolur sërish për një tjetër skandal ku dyshohet se ka prekur Kongresin për zgjedhjen e Aleksander Ceferin.

Akuza të shumta janë hedhur ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino i cili dyshohet se ka ofruar një mbështetje zyrtare për kandidatin slloven,Aleksander Ceferin, shkruan ‘Goal’.

Infantino dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka mbështetur kandidaturën e sllovenit i cili fitoi 42 vota nga 55 anëtarë të UEFA-s.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të ri i cili përgënjeshtroi çdo akuzë të medieve duke theksuar se ai po vjen në krye të UEFA-s për të ndalur ‘biznesin’ në futboll.

“Të gjitha akuzat janë gënjeshtra dhe imagjinatë e medias. Nëse këto që thuhet janë të vërteta atëherë jemi sërish në rrugën e vjetër e të bërit biznes me futbollin. Kjo është pikërisht ajo që unë do të ndryshoj. Ne kemi nevojë për një lider të sinqertë të futbollit që mos ketë fuqi të uritur politikani”, u shpreh presidenti i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Akuzat shkojë akoma edhe më lart pasi Ceferin dyshohet se kishte fituar mbështetjen e federatave skandinave duke premtuar se do të organizojë Kampionatin Europian gjatë viteve 2024-2028.