Skandali i pasaportave: Kosova humb 4.5 milionë euro

118

Shtypshkronja shtetërore austriake, “AG Staatsdruckerei” ka fituar një gjykim ndërkombëtar lidhur me vonesat në pagesa dhe ndërprerja e padrejtë e kontratës nga Republika e Kosovës.

Në shkurt të vitit 2013, Shtypshkronja Shtetërore e Austrisë kishte ngritur padi në gjykatën e Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris kundër Republikës së Kosovës.

Arsye e ngritjes së padisë ishin pagesat e pakryera rreth prodhimit të pasaportave biometrike, sikurse kërkesa për kompensim për shkak ndërprerjes së parakohshme të kontratës nga ana e Republikës së Kosovës, thuhet në këtë vendim.

Gjykatat ka vendosur që shteti i Kosovës duhet të paguajë 4.9 milionë euro kompensim shtypshkronjës AG Staatsdruckerei, për ndërprerje të parakohshme të kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike si dhe për disa pagesa të pakryera, shkruan presseportal.de, transmeton rtk.

Kosova ka të drejtë ta ankimojë vendimin dhe duhet ta bëjë këtë brenda afatit 14 ditor që nga data e shpalljes së vendimit.

Rasti i shtypshkronjës austriake lidhet edhe me procesin gjyqësor të dy personave të shumë përfolur kohëve të fundit për krim të organizuar siç ishte përfaqësuesja e kësaj kompanie në Kosovë, Natali Veliaj.

Kosova kishte shpallur tende për furnizim me pasaporta biometrike në vitin 2011, ndërsa ky proces ishte kthyer në një skandal jo vetëm brenda kufijve të Kosovës. Dy persona janë dënuar me burgim lidhur me këtë rast.

E akuzuara kryesore në këtë rast, shtetasja gjermane, Natali Velija, më 18 dhjetor të vitit të kaluar u dënua me 12 vjet burgim dhe 25 mijë euro gjobë, ndërsa Fisnik Blakaj me 11 vjet burgim dhe shumë të njëjtë gjobe.