Skandal te Liverpool, videoja erotike e Clyne përfundon në internet (VIDEO)

304

Si një mbrojtës i mirë, ka marrë në telefon policinë, para se gjërat të përkeqësoheshin. Nathaniel Clyne, futbollisti 25-vjeçar i Liverpool dhe i Anglisë, ka lajmëruar policinë angleze, pasi një video erotike, ku shfaqet vetë ai, ka përfunduar në internet, siç ka bërë të ditur e përditshmja angleze “Sun”. Në video, të xhiruar me një smartphone, Clyne shfaqet duke bërë seks me një vajzë, teksa në dhomë ka qenë i pranishëm edhe një shokë. “Lojtari ka qenë i tmerruar, kishte frikë se reputacioni i tij mund të rrënohej nga kjo video dhe e ka denoncuar menjëherë në polici faktin”, ka thënë për “Sun” një burim afër mbrojtësit. Video është xhiruar në 2014-ën, kur Clyne luante me Southampton: një vit më pas është transferuar te “Reds”.