“S’ka virus” – Tifozët gjakovarë e ndjekin Vëllaznimin në numër të konsiderueshëm

476

Brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar 453 rast të reja me “Covid-19”. Zbatimi i masave po del një problem në vete, shkruan Gazetasheshi.com

Në disa nga takimet e kampionatit elitar, por dhe të rangjeve më të ulëta janë parë një numër i konsiderueshëm i tifozëve në stadiume, por edhe pranë stadiumeve, ani pse një gjë e tillë është e ndaluar.

Sot, në ndeshjen Vëllaznimi – Onix, janë parë një numër i konsiderueshëm i tifozëve të cilët po e ndjeknin klubin e tyre të zemrës.

Kujtojmë që futbolli kosovar ka përfunduar një kampionat në edicionin e kaluar në kohë pandemie mjaft suksesshëm, ndërkohë ky edicion po del të jetë shumë i vështirë.

/Gazeta Sheshi/