Simeone paralajmëron Barcelonën

137

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se ata do të luajnë për fitore kundër Barcelonës në Vincente Calderon.

Barcelona fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:1 dhe Atleticos i mjafton vetëm fitorja për të kaluar tutje, pasi çdo barazim e eliminon.

“Ne do të tentojmë të përmirësohemi në atë që kemi bërë kundër tyre dhe ka disa variante për ti lënduar ata dhe për të fituar ndeshjen”, tha Simeone gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu tha se ata do të luajnë një ndeshje intensive, sepse Barcelona do të vazhdojë të luaj futbollin e saj.