Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se skuadra e tij ende ka mundësi që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve.
Barcelona fitoi ndeshjen e parë 2:1, por Simeone qysh tashmë po e imagjinon ndeshjen e kthimit.
“Unë po e imagjinoj tifozët në Calderon duke motivuar skuadrën. Ne ende jemi në lojë”, tha Simeone pas ndeshjes.