Sileks – Drita, ky televizion kosovar do ta transmetojë direkt ndeshjen

Nesër (e enjte), skuadra e vetme kosovare e mbetur në garat ndërkombëtare Drita do të ndeshet me Sileksin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës, shkruan Gazetasheshi.com

Ndeshja zhvillohet në Shkup derisa luhet me eliminim direkt, pra nuk ka ndeshje kthyese kështu që nuk ka as mundësi të dytë.

Gazeta Olle mëson se televizioni publik, RTK, do të bëjë transmetimin direkt të ndeshjes.

Takimi fillon në ora 20:00, ndërsa prej 18:30 pritet të ketë emision special.