Sileks – Drita, flet kapiteni i skuadrës maqedonase, Anglece Timovksi

Kampioni i Kosovës, Drita e zhvillon nesër ndeshjen për raundin e dytë parakualifkues në Europa League.

Të udhëhequrit e Ardian Nuhiut, do të përballen me skuadrën nga Maqedonia e Veriut, FC Sileksin. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Philip II Arena” në Shkup, me fillim nga ora 20:00.

Para kësaj ndeshje për GazetaBlic Sport është prononcuar kapiteni i skuadrës së Sileksit, Angelce Timovksi.

Timovski u deklarua në lidhje me atmosferën që është tek skuadra e Sileksit dhe si tregoi se sa realisht e njohin skuadrën nga Gjilani.

“Atmosfera është e shkëlqyeshme në kampion tonë para ndeshjes me skuadrën e Dritës. Ne dijmë shumë gjëra për atë skuadër pasi e kemi analizuar shumë mirë dhe mendoj që do të jetë një ndeshje shumë interesante” tha fillimisht ai.

Më pas ai foli edhe për favoritin e ndeshjes, ku tha se nuk ka favorit për këtë takim dhe se të dyja skuadrat kanë të njejtat mundësi për tu kualifikuar tutje.

“Mendoj se favorit nuk ka, të dy skuadrat kanë të njëjtat shanse. Mendoj se dëshira për të fituar do të jetë determinuese në këtë takim. Ne kemi pak përparësi para kësaj ndeshje për shkak se jemi aktiv me Superligën e futbollit  përfundoi Timovski me deklaratën e tij.