Sikurse në Kosovë: Skuadra nga Serie A fiton tre pikë në tavolinë

254

Lajm i bujshëm nga Seria A italiane: Peskara e fiton 3­0 në tavolinë ndeshjen e luajtur të dielën ndaj Sasuolos. Sfida në fushë u fitua 2-­1 nga Sasuolo dhe në fundin e takimit shënoi Rei Manaj për Peskarën, por tashmë klubi abrucez merr një dhuratë të pabesueshme.

Gjyaktësi Sportiv ka dënuar Sasuolon për shkak se është aktivizuar Antonino Raguza, i blerë më 26 gusht nga Çezena, por që nuk mund të aktivizohej, pasi nuk ishte federuar në kohë në Ligën italiane të futbollit.

Në bazë të rregullores, Sasuolo kishte dorëzuar një listë me 25 lojtarë për këtë sezon dhe për të futur Raguzën në të, duhej hequr dikush tjetër dhe duhej njoftuar Liga, por kjo e fundit deklaron se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar, edhe pse Sasuolo pretendon se e ka nisur.

Tani Sasuolo do të apelojë me urgjencë dhe nëse Apeli nuk anulon vendimin e Gjykatësit Sportiv, atëherë Peskara merr 3 pikë të arta si dhuratë dhe shkon në kuotën e 4 pikëve në dy ndeshje.