Sikur të ishte Barcelona, juniorët e Llapit shënojnë gol të bukur pas një aksioni perfekt

Llapi U-19 në një ndeshje miqësore e ka mposhtur Prishtinën U-19 me rezultat të thellë 5-1

Gjatë kësaj ndeshje skuadra e Llapit shënoi një gol tejet të bukur pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë brilante, shkruan Reporteri.net

Gjithçka nisi nga portieri, që fillimisht pason topin tek një mbrojtës që e ka afër. Më pas një tjetër lojtar dërgon një topë të gjatë në krahun e majtë.

Aksioni vazhdon për mrekulli kur në fund njëri nga futbollistët e Llapit dërgon topin në rrjetë.

Më poshtë mund ta shihni golin e bukur të shënuar nga skuadra U-19 e Llapit.

Miqesore: Llapi – Prishtina 5:1

Aksion fantastik i ndërtuar nga futbollistët e Llapit U19 deri tek goli i dytë. Ja vlenë të shikohet disa herë ndërtimi i aksionit, dalja e shpejtë përpara dhe finalizimi fantastik i aksionit.Ndiqeni dhe kënaquni me golin e dytë ndaj Prishtinës U19 🖐👌⚽️

Posted by KF ,,Llapi"- Juniorët-Podujevë on Wednesday, 12 February 2020