Si t’i largoni rrudhat rreth syve?

Vaji i ullirit ka fituar popullaritet në mesin e femrave që kujdesen për lëkurën e fytyrës. U bë një ndër preparatet më të mira dhe më të thjeshta kundër rrudhave rreth syve.

Gjithçka çfarë ju nevojitet është: 50 ml vaj ulliri dhe 4-5 kapsula vitaminë E (mund t’i gjeni në çdo barnatore).

Aplikimi: Nëse në 50 ml vaj ulliri shtoni 4-5 kapsula vitaminë E do të fitoni maskë ushqyese të shkëlqyeshme kundër rrudhave rreth syve.

Këtë maskë mund ta aplikoni çdo natë, duke e mbajtur 5 – 10 minuta. Nuk keni nevojë ta pastroni me ujë, por mund ta largoni lehtësisht me peshqir ose ndonjë leckë të butë./Femina.al/