Si të kujdesemi për lulet gjatë stinës së dimrit

1105

Lulet janë ato që e zbukurojnë ambientin ku jetojmë, qoftë në dhomë, qoftë në kopsht, sepse krijojnë mjedis tërheqës dhe ofrojnë prehje. Nga shekulli në shekull lulet janë pjesë e familjeve të pasura dhe varfra. Kujdesi dhe dashuria për to sa vjen e shtohet.

Të marrësh një buqetë apo vazo me lule si dhuratë është e çmueshme për cilindo nga ne.

Shpesh herë nga një vizitë te komshiu nuk kthehemi duar bosh, por marrim një rrënjë apo degë të një luleje, e cila nuk ndodhet në ballkonin e shtëpisë tonë, e kështu shtojmë numrin e tyre në banesat tona.

Mirëpo lulet duan një kujdes të veçantë në jetëgjatësinë e tyre. Ushqehen me pleh, dritë dhe me temperaturë pothuajse konstante. Pija e tyre kryesore është uji, i cili iu lëshohet direkt te rrënja, si dhe spërkatja e herë pas hershme mbi gjethet apo lulet që ato lëshojnë. Një rol të madh luajnë dhe stinët në gjelbërimin dhe rritjen e tyre. Të gjithë e dimë që pranvera është stina e luleve. Temperatura e kësaj stine, shirat e butë janë ushqyesit e ideal për lulet.

Kujdesi ndaj luleve në stinën e dimrit

Të gjitha zonjat apo zotërinjtw të cilët kanë lule në shtëpitë e tyre, ndihen të kërcënuar ndaj stinës së dimrit. Nëse lulet tuaja qëndrojnë në oborrin e shtëpisë është e këshillueshme që gjatë motit me borë, breshër apo me shi të rrëmbyeshëm, duhet t’i mbuloni lulet siç mbulohen serat bujqësore. Në këtë mënyrë ju i krijoni temperaturë luleve tuaja duke i mbrojtur nga ngricat dhe erërat e forta. Gjithashtu duhet treguar kujdes në momentin që moti përmirësohet, ju duhet t’i zbuloni menjëherë ato. Temperatura e luleve gjatë kësaj stine duhet të jetë 10-12 gradë.

Ndërsa temperatura në ambientin e shtëpisë duhet të jetë konstante dhe nuk duhet tepruar me mjetet ngrohëse, si kondicioneri apo koftori, pasi ato i dëmtojnë lulet tuaja.