Si të flini për një minutë

Ekziston një metodë e frymëmarrjes e quajtur “4-7-8” e zhvilluar nga një praktikues i mirëqenies, doktor i shkolluar në Harvard, i cili studion meditimin, frymëmarrjen dhe zbutjen e stresit.

Metoda funksionon kështu: ju merrni frymë përmes hundës për 4 sekonda, e mbani frymën 7 sekonda, dhe pastaj e nxjerrni frymën përmes gojës për 8 sekonda. Kjo metodë ngadalëson ritmin e zemrës dhe gjithashtu liron kemikalet nga truri, gjë që ju lehtëson.

Kjo metodë është e mirë jo vetëm për të fjetur shpejt. Kur jemi të stresuar, sistemi ynë endokrin liron adrenalinë, gjë e cila shpejton ritmin e zemrës dhe ju bën të mos ndjeheni mirë. Shpesh, frymëmarrja ju bëhet e shpejtë.

Duke përdorur këtë metodë frymëmarrjes, ju i zbutni efektet e adrenalinës dhe trupi juaj është i detyruar ta ngadalësojë ritmin e zemrës për shkak se thjesht nuk ka zgjidhje tjetër.

Ndoshta kur filloni ta praktikoni këtë metodë nuk do të ndiheni rehat, por me kohë ritmi i zemrës do t’ju ulet dhe mendja do t’u qartësohet. Është gati sikur të keni kaluar një pasdite relaksuese në plazh.