Si ta shmangim alergjinë ndaj polenit

257

Poleni nuk lë përshtypjen se mund t’ju bëjë keq. Ai ekziston për t’i ndihmuar bimët të riprodhohen. Por, nëse e thithni atë, mund t’ju shkaktojë alergji, natyrisht, jo të gjithëvë. Jeni alergjikë ndaj polenit nëse teshtisni, ju lotojnë syte, ju shkojnë hundët, ju djeg fyti, kolliteni.

Ngjan shumë me ftohjen e zakonshme, plus që shoqërohet me dhimbje të fytit dhe ngjirje të zërit. Sikur ta kurdisni, këto simptoma ju shfaqen sapo jeni në afërsi të polenit dhe gjatë gjithë periudhës kur bimët që përmbajnë polen janë duke lulëzuar.

Si të mbroheni?

  • Po qe se është e mundshme, rrini më shumë brenda, posaqërisht në ditët me erë, dhe ndërmjet orës 5 dhe 10 paradite, kur poleni është në nivelin më të lartë.
  • Përdorni ajër të kondicionuar për ta mbajtur ajrin të pastër, të freskët dhe të thatë.
  • Hiqini këpucët që të mos sillni polenin brenda në shtëpi. Ndërroni rrobat sapo të hyni nga jashtë.
  • Pastrohuni pasi të keni kaluar kohë jashtë. Kjo do ta largojë polenin nga lëkura dhe flokët tuaj.
  • Mbajini dritaret e shtëpisë dhe të makinës të mbyllura.
  • Shmangiuni ecjes nëpër fushë ose afërsisë të barit të sapokositur. Kositja e nxjerr polenin.
  • Mos i varni rrobat ose çarçafët jashtë për t’u tharë.
  • Merrni pushim, nëse mundeni, në kohën kur niveli i polenit është i lartë dhe shkoni në vende ku nuk ka polen (plazhi do të ishte më se miri).
  • Merrni barërat që ua ka dhënë mjeku dhe sipas dozës së rekomanduar nga ai.