Si ta ndreqni marrëdhënien me vjehrrën tuaj

235

A ju duket i njohur ky skenar?

Vjehrra: Nuse, qenkan tha lulet, kanë nevojë për ujë. Ujiti pak sa nuk janw prishw krejt!

Nusja: Çka është kjo puna jote, sa herë që vjen m’kallxon çka me bo! E di unë punën tem ma mirë se ti! Lulet janë shumë mirë, s’kanë nevojë për ujë!

Vjehrra: Nuse, kam ma shumë përvojë se ti me lule edhe po e shoh që s’kanë boll ujë! Ujiti se kanë me t’u prishë!

Nusja: Normal që ki përvojë ma shumë se unë, se nuk ke bo kurgjo tjetër n’jetën tonde veq ke kqyrë lule! Kqyri qikat e tua se ato nuk jon t’u bo kurgjo! Se nomin e bonën ato!

Është sjellja më e papranueshme që një nuse mund të bëjë. Sepse në radhë të parë “nuk ke bo kurgjo tjetër n’jetën tonde” është e pasaktë. Gjëja më paktë që nëna e burrit tuaj ka bërë, është që ka rritur një djalë me të cilin ju jeni martuar dhe ju ka bërë një shtëpi. E sidomos, është shumë fyes, për shkak se e zhvlerëson komplet jetën e saj dhe kjo është tepër e rëndë.

Ndërsa skenari është i ngjashëm me shumë skenarë të tjerë të shpeshtë në konfliktet vjehërr-nuse.

Çka mund të bëhet për të zbutur këtë konflikt?

Meshkujt kanë tendencën që të vihen në anën e nënës. Lidhja nënë/bir është shumë e thellë dhe, ju nuse, duhet ta kuptoni se nëna e mashkullit tuaj, në mënyrë të hapur ose të pavërejtshme, do të ketë një ndikim në jetën tuaj. Si nuse, ju duhet ta vini marrëdhënien e burrit tuaj me të në të njëjtën perspektivë që e vini marrëdhënien që keni me babain tuaj.

Ka disa gjëra të vogla që të gjitha nuset duhet t’i dinë në mënyrë që ta ruajnë paqen e dëshiruar ndërmjet tyre dhe nënës së burrit.

  • Jini vetvetja. Nuk ka asgjë më dëshpëruese për një vjehërr se ta kuptojë, pasi martesa është kryer, se gruaja me të cilën i biri i saj është martuar nuk është aq e sinqertë dhe nuk ka atë personalitet të cilin e ka shfaqur përpara martesës.
  • Mos bëni krahasime. Të gjithë e dimë se nuk ka asnjë tjetër si nëna juaj, sido që të jetë ajo. Por, gjithashtu nuk ka asnjë tjetër si vjehra juaj e ardhshme. Martesa nuk është garë ndërmjet rindërve. Respektojeni nënën e burrit tuaj ashtu siç do ta respektonit nënën tuaj. Vlerësojeni atë që aj bën në mënyrën e saj të veçantë dhe gëzojuni dallimeve ndërmjet të dy familjeve. Po qe se e bëni këtë ju do të bëheni më të pjekura, do të mësoni dhe ndoshta një ditë do ta zbuloni se vjehrra juaj ka shumë ide të mira, e ndoshta më të pjekura se tuajat.
  • Ofrojini ndihmë. Ju nuk jeni më mysafire në shtëpinë e vjehrrës. Ju jeni anëtarë e familjes dhe duhet të silleni si e tillë. Nëse është gosti familjare në të cilin ju e sillni ëmbëlsirën që e keni gatuar vetë ose e keni blerë diku, vjehrra jauj do t’ju dojë edhe më shumë nëse ia ofroni.
  • Ndihmojini gjatë pastrimit. Është e vërtetë se ndoshta keni punuar gjatë ditës, dhe është e vërtetë se vjehrra juaj e ka fituar privilegjin për të qëndruar në shtëpi (edhe ju do të vini në pozitën e saj një ditë). Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është e lodhur sa ju, e ndoshta edhe më shumë. Nëse silleni si mysafire në shtëpi, do ta përkeqësoni marrëdhënien tuaj.
  • Nëse nuk jetoni me të, telefonojini. Nuk ju duhet një arsye e veçantë për këtë. Ajo duhet ta ndiejë se ju kujdeseni për të. Thirreni të paktën dy-tri herë në javë edhe nëse ajo vetë nuk ju thërret. Kjo do ta zhvillojë marrëdhënien tuaj në mënyrë pozitive.
  • Kuptojeni që kjo grua meriton respekt. Ajo sigurisht ka bërë punë të mirë, sepse përndryshe ju nuk do të martoheshit me djalin e saj.
  • Thirreni “nënë”. Askush nuk do ta zëvendësojë nënën tuaj, e as vjehrra juaj nuk pret e as nuk dëshiron të bëhet nëna juaj. Ajo veq dëshiron respektin të cilin e ka fituar duke e rritur djalin e saj. Vetëm hera e parë është e vështirë. Pas kësaj, fjalën “nënë” do ta thoni me lehtësi. Për më tepër, do ta fitoni vendin special në familje.
  • Dhe, për fund, kënaquni me njëra tjetrën. Qeshni, duajeni dhe respektojeni njëra tjetrën. Nëse i bëni të tri këto gjëra, jo vetëm që marrëdhënia juaj me burrin do të shpërblehet, por edhe gjithçka në martesë do t’ju kthehet në të njëjtën mënyrë.