Si ta eleminojmë celulitin?

217

Vera po vjen dhe trupi juaj do te jete i ekspozuar. Do t’i zbuloni krahet, kembet, dhe edhe gjithe trupin gjate pushimeve.

Largimi i celulitit merr disa muaj, prandaj, nese doni nje trup pa celulit, koha eshte qe te filloni qysh tani te veproni ne kete drejtim.

Ja disa keshilla praktike, prej te cilave, normalisht, me efektivet jane ato per palestren, ecjen dhe cfaredo aktiviteti fizik.

 

Këshilla për të eliminuar celulitin
1. Flini me këmbë të mbështetura mbi një jastëk (lartësi 10 cm). Por kini kujdes që jastëkun ta vendosni poshtë dyshekut.
2. Shko në palestër dhe ndiqe rregullisht 2 ose 3 herë në javë.Mjaftojnë edhe 20 minuta gjimnastikë në ditë.
3. Ecni…
4. Masazhoni këmbët duke filluar nga kavilja, duke u ngjitur pastaj deri te kofshët me një peshqir pak të ashpër.
5. Përfundoni dushin duke u hedhur ujë të ftohtë këmbëve, duke filluar nga fundi i këmbëve dhe duke përfunduar te kofshët.
6. Eliminoni: kafenë, kripën dhe ushqime të kripura.

Evitoni
1. Mos mbaj veshur rroba shumë të ngushta.
2. Elimino, alkoolin dhe duhanin.
3. Evito takat e larta. Taka ideale është 4 centimetra.
4. Harro banjat e nxehta. Nxehtësia zmadhon të fryrat dhe ngushton enët e gjakut.
5. Mos qëndro këmbë përmbi këmbë, ndërsa je e ulur.

Shkaku i shfaqjes së celulitit
Në fillim duhet të saktësohet që celuliti shfaqet tek 90 për qind e femrave. Një detaj tjetër është se ato shfaqen edhe tek femrat e reja, sepse njeri nga shkaqet është edhe ndryshimi që pëson trupi gjatë pubertetit.

Bëni kujdes:
1. Eliminoni ose pakësoni konsumimin e kafesë dhe alkoolit
2. Mos pini duhan
3. Evitoni kripën
4. Hani sa më shumë zarzavate dhe fruta të freskëta
5. Pini shumë ujë, por jo afër vakteve të ushqimit
6. Bëni shumë lëvizje