Skuadra serbe Crvena Zvezda ka njoftuar se me 18 maj do të vijë në Kosovë, ku do të luajë një ndeshje miqësore me skuadrën e Graçanicës.
Ata një ndeshje të tillë e kishin zhvilluar edhe një vit më parë, ku ishin pritur nga një numër i madh tifozësh.
“Crvena Zvezda vizitoi vitin e kaluar provincën jugore të Serbisë, ku ishte pritur shumë mirë dhe kishte një interesim të madh për ta”, thuhet në njoftimin e Crvena Zvezdës.