Si ka ndryshuar iPhone që prej lansimit në 2007-ën

168

Gjigandi i teknologjisë Apple së fundmi ka prezantuar dhe modelin më të ri të telefonit të tij iPhone SE me ekran 4-inç duke iu rikthyer pajisjeve me ekran të shkurtër pas prezantimit të linjave iPhone 5 dhe iPhone 6.

QZhvillimi i iPhoneve ka ndryshuar që me lansimin e telefonit të parë nga kompania Apple në vitin 2007. Në atë kohë pajisja quhej “magjike” dhe “revolucionare” nga ish-pronari i kompanisë Steve Jobs, raporton usatoday. Çmimi origjinal i telefonave vlente për ofertat në formë kontrate.

iPhone me ekran 3.5-inç, kamera: 2MP, çmimi 499-599 dollarë. Më poshtë do të lexoni karakteristikat për secilin model iPhoni të lansuar deri më sot.

iPhone 3G solli rrjet më të shpejtë dhe ishte më i lirë e me më shumë aplikacione. Debutoi me App Store. Kamera: 2MP, çmimi 199-299 dollarë.

iPhone 3GS Si gjenerata e tretë e iPhonet ishte më i shpejtë dhe me bateri më të mirë. Veçoria kryesore ishte mundësia e kopjimit dhe ngjitjen e tekstit. Kamera: 3MP, çmimi 199-299 dollarë.

iPhone 4 debutoi me material të ri nga hekuri dhe dizajn me xham. Debutim bëri edhe shërbimi i bisedimit me video “FaceTime”. Kamera 5MP, çmimi 199-299 dollarë.

iPhone 4S erdhi me sistemin e ri operativ të Apple-it, iOS 5. Veçoria kryesore procesori A5 dual-core, shërbimi “iMessage” dhe kamera 8MP. Çmimi 199-399 dollarë.

iPhone 5 solli sistemin e ri iOS 6. Veçori: ekrani 4-inç, iPhone e kaluara ishin 3.5-inç, përditësimi i aplikacionit të hartave. Kamera: 8MP. Çmimi 199-399 dollarë.

iPhone 5S erdhi me procesor A7, i hollë dhe i lehtë, me ngjyra ari, argjendtë dhe të hirtë. Kamera 8MP dhe sistemi iOS 7. Çmimi 199-399 dollarë.

iPhone 6: Procesor A8, 50 herë më i shpejtë se iPhone origjinal dhe 25 për qind më i shpejtë se 5S. Ekrani 4.7-inç, sistemi i pagesave “Apple Pay”, kamera 8MP, çmimi 199-399 dollarë.

iPhone 6 Plus dallon vetëm në madhësi dhe në çmim nga iPhone 6. Ai ka ekran 5.5-inç dhe në fillim kushtonte 299-499 dollarë.

iPhone 6S solli veçorinë “3D Touch”, që vepron në bazë të shtypjes në ekranin e iPhone. iPhone 6S erdhi në ngjyra të artë, argjendtë, rozë dhe hirtë. Realizon video me rezolucion 4K dhe ka kamerë 12MP. Çmimi 199-399 dollarë.

iPhone 6S Plus erdhi me ekran 5.5-inç dhe me specifika të ngjashme me iPhone 6S. Çmimi 299-499 dollarë.

iPhone SE: Fuqia e 6S në 5S. Ekrani 4-inç me veçori të ngjashme me modelin 6S dhe 6S Plus duke përfshirë realizimin e videove 4K dhe kamerë më të fuqishme. Kamera: 12MP, çmimi 399-499 dollarë.