Si e shndërroi Jurgen Klopp ekipin e Liverpoolit nga asgjë hiç në Kampion Evrope

“I am the Normal One”, – kishte thënë Jurgen Klopp në ditën e prezantimit si trajner i ekipit anglez Liverpool.

Madje, tekniku 48 vjeçar karizmatik nga Gjermania kishte thënë që nëse nuk fitoj ndonjë trofe të rëndësishëm pas katër vitesh te Liverpool unë do të largohem, shkruan Gazetasheshi.com.

Klopp lëre që fitoi trofe, por e solli ekipin nga “Anfield” në maje të Evropës dhe mankth për çdo kundërshtarë tjetër.

Nga pozita e dhjetë e renditjes tabelare kur kishte marrë drejtimin e “The Reds” në ‘pole position’ tani me tetë pikë prapa kampionit në fuqi, Manchester City.

Jurgen Klopp took Liverpool from Premier League mid-table to champions of Europe in four years
Në vazhdim mund ti ndiqni 10 gjërat interesante të cilat Klopp i ka bërë përgjatë këtyre viteve te Liverpool:

1. Fitorja bindëse 1-4 në Etihad ndaj Manchester Cityt

Liverpool cut apart Manchester City at the Etihad in November 2015
Manchester City është njëri ndër ekipet më dominuese në Ligën Premier në Angli gjatë dekadës së fundit. Por, Jurgen Klopp me cinizmin e tij i’a ka dalë që ta ndalojë hovin e ‘qytetarëve’, madje në një rast edhe i ka turpëruar ata. Në edicionin 2015/16, Liverpool triumfoi bindshëm në Etihad Stadium me rezutlat 1-4 në një ndeshje ku filloi shkëlqimi i dyshes Coutinho – Firminho.

2. Festa me tifozët edhe pas barazimit

Liverpool's salute to the Kop has been used to ridicule them, but it was an important moment early in Jurgen Klopp's reign
Në dhjetor të vitit 2015, Liverpool mori një barazim në çastet e fundit ndaj West Brom Albion (2-2), me një gol të realizuar nga Divock Origi në minutat e fundit. Klopp mori futbollistët e tij përdore dhe shkoi për të festuar te tifozët duke thënë se ata ishin motivi që skuadra e tij e përmbysi ndeshjen.

3. E dërgoi Liverpoolin në një finale evropiane që nga koha “Benitez”

Losing the Europa League final to Sevilla in 2016 meant Liverpool missed out on Champions League football the following year
Liverpoolit i kishte mbetur vetëm emri në Evropë. “Të kuqtë” kishin vite që luanin në Ligën e Evropës dhe që nga koha e Rafael Benitez (2007) nuk kishin shkuar në finale të ndonjë kompeticioni evropian. Këtë e bëri Jurgen Klopp në edicionin 2015/16, teksa me ekipin e tij shkoi në finalen e Ligës së Evropës aty ku u mposht nga Sevilla 3-1.

4. I dha shkëlqimin Sadio Manes

Sadio Mane brought pace and direct play which Liverpool were missing before him
Revolucioni i vërtetë i Liverpoolit filloi nga viti 2016, kur Jurgen Klopp shpenzoi 34 milionë funte për yllin senegalez Sadio Mane.

Që nga ajo kohë e deri më tani Mane është njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm te Liverpool, madje edhe duke u zgjedhur lojtari më i mirë në Afrikë dhe pjesë e më të mirë në Evropë.

5. Rikthimi në Ligën e Kampionëve

Liverpool beat Middlesbrough 3-0 on the final day to secure a Champions League return
Liverpool mungonte prej kohësh në Ligën e Kampionëve, ndaj shkëlqimi i “Të kuqve” në garën më prestigjioze evropiane do të fillonte menjëherë pas humbjes së finales në Ligën e Evropës ndaj Sevillas.

Skuadra e Jurgen Klopp zuri vendin e katërt në edicionin 2016/17 duke mposhtur ekipin e Middlesbrough në javën e fundit me rezultat 3-0 për të konfirmuar rikthimin në “Champions”.

6. Zbulimin e një ylli të shuar

Mo Salah made a stunning impact at Anfield after his £35million move from Roma
Ishte në Chelsea. Ishte në Fiorentina. Ishte në Roma, por asnjëherë nuk e pati shkëlqimin sikur te Liverpool. Jurgen Klopp besoi në aftësitë e egjiptianit, i cili për shumën e 35 milionë funteve u tranferua në ishull nga Roma.

Salah shënoi 32 gola në sezonin e tij të parë te Liverpool dhe 44 gola gjithsej në të gjitha kompeticionet, duke iu afruar rekordit të Ian Rush që kishte shënuar 47 gola në edicionin e tij të parë te Liverpool në edicionin 1983/84.

7. Largimi Coutinhos dhe ardhja e Van Dijk

Virgil van Dijk joined Liverpool in January 2018 and turned them into contenders
Liverpool vendosi që ta shesë në drejtim të Barcelonës yllin e skuadrës Philippe Coutinho në dimrin e vitit 2017.

Jurgen Klopp besoi se një revolucion i vërtetë do të vinte nga mbrojtja dhe vendosi ti shpenzojë 75 milionë funte për mbrojtësin e qendrës Van Dijk, i cili erdhi nga skuadra e Southampton.

Pas dy edicionesh, Van Dijk është bërë njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë, teksa u zgjodh edhe lojtari më i mirë në Evropë dhe ishte në garë edhe për lojtarin më të mirë në botë.

9. Dy finale për dy vite

Mo Salah left the 2018 Champions League final in tears as Liverpool lost another European final
Puna e madhe e Jurgen Klopp me ekipin e tij dha rezultatet e para qysh në edicionin 2017/18, teksa Liverpool preku finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. “Të kuqtë” u mposhtën 3-1 nga Real Madrid në një ndeshje ku u lëndua ylli kryesor i skuadrës Mohamed Salah.

Pas një edicioni Liverpool ishte sërish pjesë e finales së Ligës së Kampionëve, por këtë herë e fituan pasi mposhtën Tottenham Hotspur me rezultat të pastër 2-0.

Trent Alexander-Arnold and Andy Robertson have turned into two of the best full-backs in the world
10. Blerja e një portieri

Alisson joined Liverpool for a then world record fee of £75m in the summer of 2018
Liverpool kishte kohë që vuante për të gjetur një ‘gardian’ të mirë për portën. Jurgen Klopp vendosi të shpenzojë 75 milionë funta nga buxheti i klubit për ta sjellur në “Anfield” portierin brazilian Alisson Becker.

I ardhur nga Roma, Alisson ka sjellur garancinë e duhur për portën e Liverpool që tashmë ka epërsinë ndaj kundërshtarëve duke nisur qysh nga porta.

/Gazeta Sheshi/