Si do jetë bota në vitin 2036 sipas amerikanëve

Është viti 2036. Njerëzit e klonuar do të ecin mbi tokë, inteligjenca artificiale do të jetë në krye të korporatave më të madha dhe pica do të shpërndahet me dron.

Është e vështirë për t’u imagjinuar për disa, por për pjesën më të madhe të amerikanëve të cilët janë bërë pjesë e sondazhit se si do të jetë bota pas 20 vitesh këto janë krejtësisht të mundura.

Pjesë e sondazhit janë bërë 2, 088 shtetas amerikanë në moshë madhore të cilëve u është kërkuar që të bëjnë parashikime se si do të jetë e ardhja e botës në vitin 2036.

Shumica e pyetjeve ishin përreth evoluimit të teknologjisë dhe rolit të saj në jetën tonë.

  1. Makinat elektronike do mbizoterojne rruget

2. Parate fizike do zhduken

3. Mjetet e komunikimit do implantohen ne trupin e njeriut

4. Do të lindë fëmija i parë i klonuar

5. Pica do t’ju vijë me dron

6. Doktori do iu vizitojë nga një zyrë virtuale

7. Organet njerezore do te riprodhohen nga printera 3D

8. Veshjet do jene te lidhura me internet

9. Udhetimi ne hapesire do jete i mundur permes aeroportit

10. E dashura virtuale do jete dicka normale

11. Robotet do zoterojne korporatat