Shuma e parave që Khabib Nurmagomedov e arkëtoi me fitoren ndaj Gaethjes

Khabib Nurmagomedov arriti që ta fitojë përballjen ndaj Justin Gaethje, që në rundin e dytë.

Kampioni i padiskutueshëm i MMA-së, dje njoftoi se edhe do të pensionohet nga ky sport për shkak të babait të tij i cili vdiq muaj më parë nga virusi korona, shkruan “Zeri.info”.

Por, cila është shuma e parave që Khabib fitoi nga kjo përballje.

Raportohet se mundësi nga Dagestani fitoi plotë tre milionë euro me këtë fitore.

Edhe pse ende nuk janë publikuar shifrat e sakt nga vet zyrtarët e UFC-së, mediat në botë shkruajnë se kjo ndeshje kap shifrën e 10 milionë eurove së bashku me të drejtat televizive.