Shtyhet seanca ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes”

92
Seanca ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes” për rastin e dëmtimit të veturave të EULEX-it gjatë vitit 2009, është shtyrë për 16 mars shkaku i mungesës së dëshmitarëve.

Vendimin për shtyrjen e seancës e dha gjyqtari Vesel Ismaji.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në këtë seancë gjyqësore, tha se rasti për të cilin po gjykohen ka prapavijë politike.

Kurse Dardan Molliqaj tha se ai aksion politik ishte i drejtë dhe i qëlluar, pasi nuk ka drejtësi në Kosovë.

Konjufca, Molliqaj, dhe disa aktivistë tjerë të cilët po akuzohen për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009.

Gjykatësi nxjerr jashtë përfaqësuesit e medieve

Reporterja e KTV-së që po raporton nga gjykimi i zyrtarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes që ka filluar sot në Gjykatën Themelore, njofton se gjykatësi i rastit Vesel Ismaili ka urdhëruar që kamerat të nxirren jashtë sallës së gjykatores.
Në pyetjen se po bëhet kështu gjykatësi Veseli është përgjigjur: Unë po dua kështu. /koha.net/