Shtyhet ndeshja mes Pontes dhe Bashkimit, kjo është arsyeja e çuditshme!

206

Derbi i javës në Prince Caffe Superligën e basketbollit kosovar është shtyer.

Takimi mes Ponte Prizrenit dhe Bashkimit që ishte paraparë të luhej në “Sezai Surroi” sot me fillim nga ora 15:00 nuk ka nisur fare, shkruan Gazeta Olle.

Arsyeja siç duket ka qenë mos pajtimi i medieve për ta transmetuar ndeshjen.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe skuadra e Pontes me një postim në faqen zyrtare.

Kujtojmë se para më shumë se një muaji, FBK ndërpreu në gjysmë marrëveshjen me Artmotion duke i dhënë të drejtat e transmetimit kompanisë tjetër, Kujtesës.

Takimi me gjasë do të luhet javën tjetër, teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht në Prizren