“Shtëpia e tretë” e pafat për Arbërinë

268

Klubi Arbëria e Dobrajës nga Lipjani po luan për herë të parë në Superligën e Kosovës.

Ky klub, sikurse klubet e tjera më të vogla që vijnë në Superligë, nuk e ka gati stadiumin për t’i zhvilluar ndeshjet në Superligë.

Stërvitjet kjo skuadër i kryen në stadiumin e qytetit në Lipjan që ka një infrastrukturë të mirë përcjellëse, por terreni është shumë keq.

Ndeshjet fillimisht kjo skuadër i kishte zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Nuk u eci kuqezinjve në këtë stadium, ku nuk morën asnjë fitore në pesë ndeshje, ndërsa pikët i merrni si mysafir.

Pasi nga aty ekipi u largua drejt “Stadiumit të Flamurtarit”, ku nuk munguan fitoret.

Arbëria aty e mundi Besën, Drenicën dhe Gjilanin. Por nga pranverë, kjo skuadër po i zhvillon ndeshjet në stadiumin e Ferizajt.

Nga dy ndeshje, Arbëria ka marr humbje skandaloze, duke u mposhtur nga Prishtina me rezultat 4-0 dhe Feronikeli 3-0.

Ky stadium siç duket nuk po përshtatet kësaj skuadre dhe mund ta ndërrojë sërish.