Shtatë vite prej miqësores historike të Kosovës ndaj Haitit

183

Në 5 mars të vitit 2014 ishte zhvilluar takimi i parë ndërkombëtarë i Kosovës nën monitorimin e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA-s.

Dueli i parë i Përfaqësueses së Kosovës ishte miqësorja ndaj Haitit e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Image

Ajo përballje ishte ndjekur nga afër prej rreth 17 mijë shikuesve të cilët në një mot me shi i dhanë përkrahje futbollistëve të Kosovës.

Takimi ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0:0, mirëpo rezultati në atë takim ishte në plan të dytë, për faktin se rëndësia më e madhe ishte se po zhvillohej një takim i parë i Kosovës i lejuar nga FIFA.

Image
“Dardanët” e dominuan në çdo aspekt sfidën ndaj Haitit, por pa arritur t’i gëzojnë shikuesit që ndodheshin në shkallët e stadiumit.