Shaqiri godet sërish: Shqipëria nuk më ka thirrur kurrë

98

Xherdan Shaqiri është kthyer të flasë për një temë shumë të nxehtë, e cila prej vitesh e ka bërë që ai të etiketohet si tradhtar.

Ai zbulon se FSHF nuk i ka kërkuar kurrë të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë. “Mua Shqipëria nuk më ka thirrur asnjë herë, ndoshta ngaqë atëherë nuk më njihte. Kur isha me Zvicrën U-18, ata nuk më njihnin. Më pas, kur isha pjesë e Zvicrës, atëherë kjo u bë temë diskutimi në Shqipëri”, ka deklaruar Shaqiri.

I pyetur nëse do të luante për Kosovën, pasi të njihet nga FIFA, ai shprehet: “Jo, nuk do merrem me këtë. Ndihem shumë mirë në kombëtaren zviceriane”, përfundoi Shaqa.