Shqiptarja e famshme në Greqi publikon klipin e ri

207
Një femër e fortë e gatshme të heqë dorë nga dashuria, pasi në fund të fundit nuk ka mbetur më asnjë grimcë e tillë. Kështu na bën ta përshkruajmë klipin më të ri të këngës “Den Sou Hrostao Agapi”  të këngëtares me origjinë shqiptare Eleni FoureiraProjekti i realizuar nga Panik Records, ka në qëndër këngëtaren e cila vuan nga dashuria, por duket se nuk do të shkëputet prej saj dhe duron çdo dhimbje. 

Me pretekstin se nuk i ka borxh njeriu t’i falë veten e saj, ajo përpiqet të jetë e fortë edhe pse me lot në sy.

Një video bardh e zi e realizuar në një formë shumë të veçantë skenografike, nën efektet e dritëhijes, na jep pikërisht mesazhin e këngës. /intv.al/