Shqiptari mbret i arratisjes, tenton të largohet nga burgu për herë të katërt

116

Nuk heq dorë nga arratisjet Taulant Toma. Tentativa e katërt e shqiptarit ishte në burgun Leuze-en-Hainaut të qytetit të Hainaut në Gjermani.

Mediat gjermane shkruajnë se 32 vjeçari u kap teksa tentonte arratinë nga burgu, ndihmuar nga dy persona të armatosur që e prisnin jashtë. Mediat gjermane thonë se në arratisje do të ndihmonte dhe një helikopter.

“Funksionuan masat tona të sigurisë” ka thënë një zyrtar i burgut cituar nga mediat gjermane. Njëri prej personave që do të ndihmonin Tomën në planin e arratisjes është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim personi i dytë.

Taulant Toma ka mundur dhe më herët t’i shpëtojë izolimit në dy burgje në Itali dhe një burgu në Belgjikë.

Në 2009 u arratis nga burgu i Ternit, gjatë një ndeshje futbolli. Në vitin 2013 arriti të arratisej nga burgu i Parmas. Po në vitin 2013 u arratis nga burgu Lantin në Belgjikë, për tu arrestuar disa muaj më vonë.