Shqiptarët shkatërrojnë themelin e Kryqit në Butel

95

Shqiptarët në Shkup, përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe jo vetëm, kanë marshuar nga Çairi drejt Butelit ku kanë shkatërruar edhe themelin e vendit ku parashikohet të ngrihet kryqi.

Protestuesit kanë qenë me pankarta në duar dhe kanë thënë se nuk janë kundër fesë, por se nuk janë që feja të përdoret për qëllime politike.

Ali Ahmeti dhe Izet Mexhiti kanë bërë thirrje me megafon dhe kanë drejtuar protestuesit.

Këta të fundit e shkatërruan vendin ku parashihet që të ngrihej edhe kryqi.

Ndërkaq akoma nuk është parë ndërhyrje e policisë. /albeu.com/