Shqiptarët dhe serbët me zemërngushtët në Ballkan

Sipas Indeksit të bujarisë, më së shumti dhurojnë sllovenët në rajon, ndërkohë që qytetarët e Serbisë dhe Kosovës janë më pak bujarë.

Siç përcjell AlJazeera, qëllimi i indeksit të bujarisë botërore ose dhurimi është të sigurojë njohuri për shkallën dhe natyrën e dhurimit të gjithë botën.

Sipas kësaj, transmeton Telegrafi, dhënia ose bujaria kuptohet në forma të ndryshme, e raporti fokusohet në tre aspekte, ku pjesëmarrësit e studimit u përgjigjen në pyetjen nëse, në muajin e kaluar bënë një nga gjërat e mëposhtme:

– Ndihmuan një të huaj ose ndonjë person të panjohur;

– Dhuruan para për bamirësi;

– Kontribuan në ndonjë organizatë.

Edhe pse pjesëmarrja në mbarë botën në donacione dhe ndihmë të të huajve është mjaft e madhe, numri aktual i personave që marrin pjesë në të tri segmentet ka shënuar rënie.

Kina dhe India në pjesën e fundit

Kjo dukuri vërehet kryesisht në vendet më të mëdha, siç janë Kina dhe India, ku dhjetëra milionë njerëz më pak dhurojnë.

Gjithashtu, për herë të parë që nga viti 2008, më shumë ka të ngjarë të dhurojnë burrat sesa gratë, dhe është e dukshme se të rinjtë (15-29 vjeç) ndihmojnë gjithnjë e më shumë.

Qytetarët e Mianmar janë më bujarët – në mesin e tyre është shënuar shkalla më e lartë e dhurimit (92 për qind) dhe vullnetarizmit (50 për qind).

Supozohet se për këtë ka ndikuar devotshmëria e popullatës, e cila kryesisht përbëhet nga budistët Theravada, të cilët rregullisht dhurojnë të holla dhe kohë për murgj e murgesha, transmeton Telegrafi.

Dallimet në rajon

Qytetarët e Jemenit, Kinës dhe Burundit janë ata që dhurojnë më së paku.

E pozicionet e vendeve të rajonit të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme.

Sipas indeksit, më bujarët janë sllovenët, që radhitën në indeks në vendin e 37-të, të ndjekur nga kroatët dhe shqiptarët.

E banorët e Serbisë dhe të Kosovës janë ata që më së paku dhurojnë në Ballkan. /Telegrafi/