“Shqiponjat” fluturojnë në “Air Albania” – Shqipëria 3-1 Bjellorusi

Pamje nga ndeshja Shqipëri - Bjellorusi

Kanë përfunduar 45 minutat e para në “Air Albania” ndërmjet Shqipërisë dhe Bjellorusisë, raporton Gazetasheshi.com.

“Kuqezinjtë” kanë shkuar në pushimin mes dy pjesëve me epërsinë 3-1, falë dy rrjetave të gjetura nga Sokol Cikalleshi dhe një tjetër nga Rei Manaj.

Goli i Rey Manaj | Shqipëri 3-1 Bjellorusi

Skuadra bjelloruse kishte ngushtuar rezultatin nga minuta e 35-të e ndeshjes, teksa Maksim Skavysh ka qëlluar në portën e Etrit Berishës, pasi që “shqiponjat” kishin epërsinë e dyfishtë.

Goli i Maksim Skavysh | Shqipëri 2-1 Bjellorusi

Sokol Cikalleshi realizoi nga penaltia në minutën e 27-të të ndeshjes.

Goli i Sokol Cikalleshit | Shqipëri 2-0 Bjellorusi

Ndërkohë kishte zhbllokuar llogaritë në minutën e 19-të të ndeshjes pas harkimit të Memollës, duke kaluar “shqiponjat” kështu në epërsi.

Goli i Sokol Cikalleshit | Shqipëri 1-0 Bjellorusi

 

Duelin po zhvillohet në “Air Albania” dhe është i vlefshëm për kreun e tabelës në Grupin 4 të Ligës C, raporton Gazetasheshi.com.

Në rast të fitores, Shqipëria do të kryesonte grupin me 11 pikë dhe do të kërkonte kualifikimin tutje përmes fazës së “Play Off-it”.

/Gazeta Sheshi/