Shqipëria përmbys Hungarinë

135

Shqipëria e ka mposhtur 2:1 Hungarinë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2017, në kategorinë U-21.

Daniel Gera kaloi Hungarinë në epërsi, por Rey Manaj barazoi menjëherë shifrat, falë asistimit të Liridon Latifit.

Kosovari u tregua vendimtar edhe në golin e dytë, duke asistuar kësaj radhe te Herdi Prenga, i cili realizoi për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Me këtë fitore, Shqipëria renditet në pozitën e dytë në grup me 12 pikë, me një pikë më shumë se Izraeli.