Shqipëria në Luksemburg, aty ku nisi revolucioni kuqezi

106

Stadiumi Josy Barthel pret testin e dytë të Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve drejt Kampionatit Europian. Të martën Kombëtarja do të kthehet në impiantin që i hapi rrugën revolucionit në radhët e kuqezinjve. Nga pesë sfida historike, përballja e fundit ndërmjet dy skuadrave ishte ajo e 6 Shtatorit 2011. Shqipëria u mposht 2-1. Paraqitje që shënoi një prej pikave më të ulëta të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe vulosi largimin e trajnerit kroat Josip Kuze, transmeton Super Sport.

Ai moment solli kthesën e madhe te Shqipëria. Pas emërimit të Dzemal Mustedanagic si trajner i përkohëshëm, në Dhjetor të 2011-ës stoli iu besua Gianni De Biasit. Me italianin ndryshoi gjithçka. Prej lojtarëve, me emra si Altin Lala, Ervin Skela e Erjon Bogdani, që u tërhoqën nga Kombëtarja. Nga skuadra që luajti në Luksemburg 5 vjet më parë, deri në kualifikimin historik në Euro 2016 mbetën vetëm Ansi Agolli dhe Ervin Bulku, që tashmë është pjesë e stafit teknik, ndërsa Lorik Cana mungonte në fushë.

Në mes, një punë e jashtëzkaonshme për kalimin e brezave dhe për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërinë. Detyra, që fillimisht dukej një mision i pamundur, jo vetëm i dha Kombëtares bazën më të gjërë që kishte pasur ndonjëherë në dispozicion, me afro 50 lojtarë, por garantoi kualifikimin në Kampionatin Europian. Shqipëria kthehet në stadiumin “Josy Barthel” të për të treguar hapat e jashtëzkaonshëm përpara të bërë. Luksemburgu ndoshta e meriton një falënderim që shërbeu si katalizatori i revolucionit në ekip, por këtë herë kuqezinjtë duhet të fitojnë.