Shqipëria humbet talentin Tarashaj, i thote “po” Zvicres!

137

Shani Tarashaj ka marre ftese nga Vladimir Petkovic per miqesoret qe Zvicra do te zhvilloje ndaj Irlandes me 25 mars dhe Bosnje Hercegovines me 29 mars.  Trajneri i kombetares helvete kishte biseduar me pare me sulmuesin 21-vjec qe eshte blere nga Evertoni dhe lene ne huazim deri ne fund te sezonit tek Grasshoper, teksa burime te sigurta te “Sport Ekspres” prane futbollistit bejne me dije se ai i ka thene “po”.

Ne rast se do te debutoje ne njeren nga dy miqesoret, Tarashaj do te digjet perfunidmisht per te luajtur me Shqiperine dhe, me e keqja e mundshme, ne daten 11 qershor, ne Europian, mund te luaje perballe kuqezinjve si kundershtar. Me heret, De Biazi e kishte ftuar per ne miqesoret e Shqiperise ne fund te vitit te shkuar, por djaloshi ka thene se eshte i impenjuar dhe se smund te vinte, ndaj edhe italiani eshte shprehur se s’do ta ftonte me pas ketij veprimi, ashtu si pritet te ndodhe edhe me Avdijaj…