Shpëtim Murtezi në derbin e javës, këto janë delegimet e gjyqtarëve për xhiron e 22-të

1406
Shpëtim Murtezi, do ta gjykojë derbin ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës

Kampionati elitar në futbollin kosovar vazhdon me ndeshje tejet të nxehta këtë vikend, teksa tashmë janë deleguar gjyqtarët dhe personat zyrtarë që do të përkujdesen për mbarëvajtjen e këtyre takimeve, shkruan Gazetasheshi.com.

Në derbin e xhiros ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Shpëtim Murtezi, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët Fatlum Jashari dhe Meriton Berisha, ndërkohë që Burim Jahmurataj do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Në një tjetër ndeshje të rëndësishme këtë vikend, si ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Prishtinës, drejtësinë do ta ndajë Gramos Shala. Gjyqtari nga Peja do të ndihmohet nga asistentët Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani, ndërkohë që Vigan Ibërdemaj do jetë gjyqtarë i katërt.

Më poshtë mund t’i mësoni edhe delegimet e plota për këtë javë:

Gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 22-të

Sikurse në çdo javë, ashtu edhe këtë herë ndeshjet e kampionatit elitar do të mund t’i ndiqni në mënyrë kronologjike nga Gazeta “Sheshi” minutë mas minute.

/Gazeta Sheshi/