Shpëtim Idrizi ‘shpërthen’ ndaj gjyqtarëve: Kishin ardhur me qëllime të caktuara!

442

Trepça ’89 e ka ngritur ‘flamurin e bardhë’ në minutën e fundit të kohës shtesë ndaj Prishtinës, teksa ka pësuar në shtëpi me rezultat minimal 2-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, kryetrajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi, e ka vënë gishtin nga gjyqtarët e ndeshjes, teksa ka akuzuar ata se kanë ndikuar direkt në rezultat.

“Përpara se të flas për rrjedhën e lojës, dua që të ndalem te çështje a mënyrës së ndarjes së drejtësisë, e cila ishte tejet tendencioze dhe përcaktuese për rezultatin final të ndeshjes. Futbollisti i Prishtinës, Alban Shillova e meritoi kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë gjyqtari heshti sepse po shikonte ngjyrat e fanellës. Ai më pas u zëvendësua nga trajneri i Prishtinës, sepse e dinte se e meritoi karton të kuq”, deklaroi fillimisht Idrizi.

“Sa i përket ndeshjes, i përgëzoj futbollistët për angazhimin dhe disiplinën. Pavarësisht rezultatit në fundin e ndeshjes unë jam i kënaqur me futbollistët e mi në lidhje me atë që treguan”, përfundoi Idrizi.

Trepça ’89 mbetet në vendin e pestë me 28 pikë.

Shiko edhe renditjen tabelare:

May be an image of text that says 'TEAM 1. FC Ballkani MP 2. G PTS Prishtina 21 3. 48:26 45 Drita 22 37:14 44 Gjilani 21 5. 32:17 44 Trepca 89 21 6. 21:21 31 Arberia 22 7. 24:31 28 Feronikeli 21 8. 21:25 25 KF Llapi 21 9. 24:21 24 Drenica 21 10. 24:26 23 FC Besa 21 15:29 23 21 13:49 7'
Në xhiron e radhës skuadra e Trepçës ’89 përballet me Besën në udhëtim.

/Gazeta Sheshi/