Shpërthim në Meksikë, tre të vdekur

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe së paku 136 janë lënduar nga një shpërthim që ka ndodhur në një objekt të naftës, në jug – lindjetë shtetit meksikan, Veracruz.

Këtë e ka konfirmuar guvernatori i shtetit, Veracruz, Javier Duarte, i cili tha se shpërthimi është ndjerë 10 kilometra.

Nga Kompania PEMEX kanë bërë të ditur që nga 136 njerëz të plagosur, 88 prej tyre janë në spital, 13 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Si pasojë e shpërthimit, qindra banorë të kësaj zone janë evakuuar. Ndërsa, të gjitha shkollat në këtë zonë janë mbyllur. Nga pamjet e publikuara shihet një zjarr i madh në këtë objekt të naftës, i cili është në pronësi të shtetit meksikan.

Akoma nuk janë identifikuar shkaqet e shpërthimit.

Gjatë viteve të fundit, janë raportuar edhe disa shpërthime të tjera që kanë ndodhur në këtë objekt të naftës./KosovaPress/